"Me kishte premtuar se do te vinte po te ishte koha e
bukur.
Isha ne ankth per kohen ,i shkrova gjithe stacioneve
meteorologjike.Rashe ne gjunje dhe u luta tek kembet e ures qe shiu ta mbante
veten e te mos shkarkohej.
Trembesha edhe se mos gjate nates shperthente lufte.
Sepse per gjithcka jane te afte ata qe duan te na e prishin
takimin tone,takimin qe ka vonuar gjate gjithe rinise sime.
Ndeza nje cigare dhe desha te fershellej melodine qe
asaj i pelqente por zeri me ishte mekur.Ishte shenja e pare qe me beri te
dridhem.Shenja e dyte ishte pikla e pare e shiut qe ndjeva ne majen e hundes
dhe ne te qinten e sekondes me ngriu gjithe trupin...
...nuk erdhi!...
E urrej shtatorin,por daten dy dua ta bej cope.Sikur te
ishim martuar bashke mbase si cdo burre i zakonshem ndoshta do e kisha harruar
shpesh,por ajo u martua ne daten 2 shtator te vitit 1985 dhe une nuk mund ta
harroj asnje dite kete...
Qe atehere nuk i shkruaj me stacioneve meteorologjike.Tek
kembet e ures kam ngritur nje kasolle.Me ka premtuar se do vije po te jete koha
e mire,por dua te jem ketu gjithsesi,mbase nderron mendje dhe vjen dhe ne kohe
te keqe..."
©Unknown
No comments:
Post a Comment