Monday, October 8, 2018

MENDIME

Ka dy lloj njerëzish ne ketë bote.Ata qe influencojnë…Dhe ata qe influencohen…
Ne qofte se dikush nuk e gjen veten ne asnjë nga bashkesite e mesiperme mbetet i përjashtuar te krijoje një nenbashkesi te veten qofte edhe me vetëm një element.
Ne te vërtete është kaq e thjeshte.Mjafton te zgjedhësh anën qe do te mbash dhe qendroji statik atij vendimi.I gjithë sensi i jetës ka te beje me qendimin qe zgjedh te mbash.
Kudo, kurdo dhe me këdo jemi qëndrime te diferencuara te qenies sone. Çdo qëndrim shpalos një pjese tënden.
I çmenduri shpalos cmendurine e vete,dhe i mençuri intelektin e mbështjelle nen rrokullisjen e viteve qe pasojnë njeri tjerin teksa mesnata godet për te njoftuar një vit te ri.
Por prape nuk janë shume gjera qe ndryshojne.
Mbreme ndodhi një vrasje ne lagjen tone.
Te dy personazhet ishin influencues.Njeri influencoi me ikjen e vet,dhe tjetri me cmendurine qe kërciste neper dhembet e hakmarrjes se një adoleshence te vrare.
Te gjithë sytë qe e panë janë te influencuar. Jane prindër me një te ardhme te thyer, shoqëri me një pjesëtar mangut,dhe një qytet me një lokal rrugice me njolla gjaku brenda.
E çuditshme sesi një shkrepje ndryshon rrjedhën e krejt historisë te gjithsecilit prej nesh…



No comments:

Post a Comment

While you think it over

While you are thinking that this separation is unstoppable You ping point to a blank space in the wall and start planning your escape How yo...