E adhuroj çastin kur ajo me thotë "Ti me deh mua!"
Me deh me ketë arome.
Parfumi im...
Cuditerisht kisha i ka dënuar gjithmonë alkimistet, vecanerisht ata qe sillnin risi e prodhonin esenca te reja,pasi parfumet te bejne pre te tundimeve mishtore; sikurse Napoleoni dehej me esencën e ujit te kolonias.
Sigurisht elitropina,vanilina dhe aldehidet e para e kane te lehte te te bejne pre shume shpejt pasi janë gjahtarë te zote te shqisave e ne humanet,jemi skllevër te nuhatjes.
Dhe ne atë çast ajo kthehet nga unë dhe me thotë:"E ke gabim nëse mendon se me tërheq parfumi jot...Me pëlqen aroma e lekures tende,ajo me deh!"
Lekura jote ka aromën e një foshnje te porsalindur,delikate dhe e brishte. Eshte një kokteil embelsie miksuar me pak mente.
Ti je sublime,dhe je simbol i joshjes se vërtete,po aq sa dhe di te me besh te ndihem sikur jam e para.E para kritike e një recete qe nuk do hidhet kurrë ne treg...
Ti me deh mua...Ti di te me dehesh mua...
Aldehidi jot krijon eufori...
Je nga ato tipet e veçanta qe provokon lehte,"Bej dashuri,jo lufte."
Je potente,sepse ti mbart te katërta simbolet brenda vetes.
Ti ke token ne trup,ujin ne shpirt ,zjarrin ne zemër dhe erën ne mendje.
Kjo je ti!
No comments:
Post a Comment