Pages

Friday, March 20, 2020

It was about time

Kisha shume kohe qe nuk shkruaja. Ndoshta kisha mungese inspirimi. Ndoshta nuk kisha kohe per te shkruar.
Kjo me siper eshte genjeshter. Gjithmone ka kohe per te shkruar. Me duhej te me shtynte daja qe te vendosja te prekja tastet e laptopit per kete qellim, edhe pse personalisht jam fanse e shkrimit me dore, por gjithmone perfundoj duke i humbur ato te shkreta shkrime.
Nuk di cte shkruaj me pare. Kam ne mendje mbi 100 mendime qe fluturojne si te cakarisura pa u kanalizuar ne drejtimin qe duhen.
Kaq shume gjera ne kaq pak kohe.
Eshte e trishte e gjithe situata ne te cilen eshte perfshire kjo bota jone.
Une jam e para qe u talla... Turp me vjen ta pranoj por nuk e mora seriozisht situaten qe ne fillim.
Louise, punedhensja ime, ishte duke lexuar nje artikull sesi nje person i infektuar kishte mberritur ne LA, edhe ajo direkt u mobilizua, duke lexuar me shume artikuj, duke filluar e menduar se cfare mund te ndodhte, e si do te mbrohej. Une qesha.... Ku NY , ku LA...
Turp ta pranoj, qe u tregova injorante, dhe me ate krenarine e moskokecarjen e nje shqiptareje tipike: " Nuk do na ndodhe gje ne!".
Sa gabim...
Nuk i dua te keqen njeriu, dhe kurre s'do e lendoja dike me dashje.
Kur degjova situaten rreth Kines, me erdhi keq, por nuk e vura ujin ne zjarr.
Kina eshte serisht shume larg nga vendi ku jetoj une...
Kur u perhap ne Itali, dicka mu drodh ne stomak.
Italia eshte larg nga une, por s'seshte larg nga familja ime ne shqiperi.
Dhe me ne fund virusi erdhi dhe ne NY.
Aty realiteti i Kines, u be dhe realiteti im.
Fale zotit, une dhe gjithe familja ime e gjere gezojme shendet te plote. Uroj te qendroje gjithmone keshtu.
Nuk mund te them qe nuk kam frike, por nuk jam as ne panik.
Po perpiqem ta kontrolloj situaten ne te cilen ndodhemi, te gjithe, pa perjashtim.
Une gjithmone i kam vleresuar gjerat e vogla, ditet me diell, qiellin e kuqerremte, nje person te panjohur qe me hap dhe e mban deren hapur per gjithe pasagjeret e trenit kur hyjne ne mbikalim, nje shofer qe te hap rrugen edhe pse aty ska vija te bardha dhe se kuptoj pse ska vija te bardha aty, dike qe te ofron te te shoqeroje deri ne pune sepse eshte nje dite me shi dhe i vjen keq se ty te duhet te ecesh 10 minuta nga treni per tek zyra, dike te panjohur qe te buzeqesh cdo mengjes rruges per ne pune, edhe pse sia mesove emrin kurre, zonjen e moshuar te paralizuar qe eshte cdo mengjes ne kat te pare, pret makinen dhe te uron nje dite te mbare sa here qe ia hap deren per te dale perjashta, vajzen e bukur qe jeton ne pallatet fqinj, qe te le t'ia perkedhelesh qente sa here qe ti ke deshire, e shume te tjera si keto. Une nuk i mora kurre te mirqena.
Duke qene nje adoleshte rebele, lirine e shfrytezova se tepermi ne ate kohe, edhe pse 26 vjece tani nuk ka gje qe vleresoj me shume se divani dhe shtrati i shtepise.
Por kam frike... Frike se cfare do te ndodhe neser. Ndoshta dhe imuniteti im i forte, nuk do dije ti bej balle kesaj te panjohure...
Pavaresisht 1001 te zezave qe po sjell kjo e panjohur, po sjell edhe perfitime.
C'nuk do jepja te isha ne nje dhome me mamin, motren, babin, nenen dhe qenushin tim.
Per fat te keq nuk e kam dot luksin e asaj ndjesie. Mjaftohem me facetime, me video, dhe me tingullin e zerit kur ata thone : " NE JEMI MIRE!" .
Kaq dhe bota ime ka serisht kuptim.
Kalova nje adoleshence plot me inat e me hatermbetje, duke mallkuar faktin qe kisha lindur ne shqiperi, qe kisha ata prinder, qe jetoja ne ate qytet, per ta kuptuar 10 vjet me vone se sa me fat isha ne ate periudhe dhe nuk e kisha vleresuar kurre.
E bukur eshte kjo jete, e bukur dhe cinike. Cinike se ashtu me leverdis mua.
I gjithe ky njerezim, funksionon mbi parimin se qyteti eshte me i mire se fshati, dhe te vjen keq kur sheh sesi braktisen shtepite e fshatit nje e nga nje. Per t'iu rikthyer serisht atehere kur qyteti nuk te fal me siguri. E thuaj qe nuk eshte ironike, sesi i drejtohesh dickaje qe dikur e ke ofenduar se ska qene per ty, nderkohe sot te behet shtepi e ngrohte dhe e sigurte.
Ne dite si keto meson se cilat gjera kane rendesi.
Sesi ato make-up e shtrenjta nuk kane me vlere, perpara advilit qe mungon neper rafte.
Sesi asgje materiale nuk ka rendesi me shume se shendeti jot.
Sesi ne gjendje rreziku, te vetmit qe do kesh prane jane ata qe te sollen ne jete.
Sesi kjo jete eshte kaq e shkurter per tu marr e mirqene.
Sesa ti dhe kujdesi jote, mund te shpetojne te gjitheve ne.
Ndjese qe nuk iu kam kushtuar rendesine qe meritoni!